"Asgjë nuk është e lehtë!" Florian Marku: Kam thyer duart mbi 10 herë, kam 4-5 operime (VIDEO)
Asgjë nuk ka qenë e lehtë dhe nuk është e lehtë në jetë.
Florian Marku, I cili më 25 gusht 2022 mbrojti gjerdanin WBC silver duke u ndeshur me meksikanin Miguel Parra Ramirez tregoi sakrificat që iu deshën për këtë karrierë të cilën e ka nisur që në moshën 12 vjeç.
“Kam punuar shumë në jetën time.Ia kam dedikuar jetën këtij sporti. Kam punuar që 12 vjeç. Kam bërë shumë stërvitje. 4 -5 operime nëpër duar. Kam thyer duart mbi 10 herë. Për të gjithë të rinjtë që më ndjekin në ndeshje e stërvitje u them. Asgjë në jetë nuk është e lehtë. Duhet shumë punë e sakrifice” tha ai në ceremoninë e organizuar në Lushnje ku iu dorëzua titulli "Qytetar Nderi" të cilin këshilli bashkiak ia akordoi në vitin 2021 (video poshte)
Në 13 ndeshje të zhvilluara të tij, ai ka 12 fitore dhe një barazim, ku 7 prej tyre kanë ardhur me “knock-out.
Pas Luiza Gegës që mori medalje ari në garën 3000 metra me pengesa, Rama lajmëron se sot do të pritet edhe boksieri Florian Marku me nderime në bulevard.


