23 viktima dhe dhjetëra të plagosur, OKB thirrje për ndalim të përplasjeve me armë në Libi

OKB-ja ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përplasjeve me armë në Libi ku si pasojë vetëm të shtunën u regjistruan. Të paktën 23 viktima dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Të shtunën, forcat Qeveritare të Unitetit Kombëtar  me bazë në Tripoli nën drejtimin e Abdulhamid al-Dbeibah zhvilluan një betejë të përgjakshme me rivalët nën drejtimin e Fathi Bashagha-t, që mbështetet nga parlamenti.

Sipas mediave vendase shpërthimet dhe betejë janë regjistruar në disa zona të kryeqytetit.

Madje armët nuk kanë kursyer as spitalet që sipas Shërbimeve të urgjencës sulmet u regjistruar në disa prej tyre.

OKB në deklaratën e posaçme tha se luftimet kishin përfshirë "granatime pa dallim të mesëm dhe të rëndë në lagjet e populluara nga civilët" ndaj bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Libia ka qenë në kaos që nga kryengritja e mbështetur nga NATO në vitin 2011, që rrëzoi kolonelin Muammar Gaddafi.

Pavarësisht kësaj, vendi kishte kaluar një periudhë relativisht të qetë gjatë dy viteve të fundi, por mungesa e një kompromisi ka rikthyer krizën.