Policia arreston pastorin se po ujiste lulet në oborrin e fqinjit
Një pastor është arrestuar pasi po ujiste lulet në oborrin e fqinjit. Videoja është publikuar online dhe ka ngjallur shumë debat.
Michael Jennings iu vunë prangat ndërsa policia dëgjohet duke thënë se kishte dyshimet e veta dhe një banor i lagjes kishte marrë policinë në telefon për të denoncuar se një person i panjohur dhe një makinë e panjohur.
“Fqinjët e mi janë jashtë qytetit. Është një makinë këtu me persona të cilët nuk kanë pse të ishin këtu. Është një çift i moshuar I bardhë dhe kanë në makinë një djalë me ngjyrë” ishte telefonata në polici.
Pavarësisht se fqinjët dolën dhe njoftuan policinë se po arrestonin personin e gabuar policia sërish nuk u tërhoq.
Avokati i pastorit thotë se kemi të bëjmë me një arrestim të pastër racial: Nëse arrestojnë një pastor, kush është tjetri?