Luftime të përgjakshme në Libi, 12 të vdekur e 87 të plagosur (Video)

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 87 të tjerë janë plagosur si pasojë e përleshjeve në Tripoli.

Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë e Libisë, ndërkohë nuk ka dhënë se sa luftëtarë apo civilë janë në mesin e viktimave.

Luftimet intensive në rrugë shpërthyen mbrëmë në kryeqytetin Tripoli dhe vazhduan gjatë gjithë ditës. Palët rivale kanë shkëmbyer zjarr dhe janë dëgjuar disa shpërthime.

Konflikti kryesor politik në Libi është midis qeverisë së unitetit kombëtar në Tripoli, e udhëhequr nga Abdulhamid al-Dbeib, dhe një grupi  të udhëhequr nga Fati Bashagom, i mbështetur nga parlamenti me qendër në lindje të vendit.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Libi ka shprehur shqetësimin për përleshjet.

Luftime të përgjakshme në Libi, 12 të vdekur e 87 të