Rrufeja po merr jetë, një ditë pas vrau dy çiklistë godet tre alpinistë, njëri rëndë
Rrufeja vazhdon të shkaktojë pasoja të rënda në Itali. Një ditë pasi u mori jetën dy çiklistëve, rrufeja ka goditur sot tre alpinistë mbi observatorin astronomik të Campo Imperatore, pranë L'Aquila.
Fatmirësisht dy ja kanë hedhur paq ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë.
Për momentin nuk dihet origjina e tre alpinistëve.
Ajo që raportojnë mediat vendase është se djali i plagosur rëndë quhet Simone dhe se mund të jetë transportuar nga dy të tjerët më poshtë në shtegun e verës mbi Observator.
Për t'i dhënë alarmin stafit që operonte rreth teleferikut ishte një tjetër turist që zbriti.
Dy shoqëruesit e të plagosurit kanë zbritur në luginë nëpërmjet teleferikut me këmbët e tyre, ndërsa Simone, me sa duket 25 vjeç, është transportuar me helikopter.
Sipas dëshmive, rrufeja do të kishte rënë rreth orës 12:30, ndërsa në zonën e cila është më shumë se 2 mijë metra mbi nivelin e detit dhe tashmë nën mjegull të plotë, në atë moment nuk ka pasur një aktivitet të fortë rrufeje që mund të konsiderohej si rrezik.
