Momenti kur një ukrainas pro-rus vritet në një sulm me bombë (VIDEO)

Pamjet tronditëse tregojnë momentin e vrasjes së një zyrtari ukrainas pro-rus.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se militantët ukrainas dyshohet se vendosën eksploziv në automjetin e Askyar Laishev  në qytetin Starobelsk të rajonit Luhansk më 11 gusht, ditën kur u regjistruan dhr pamjet. 

Siç raportohet Laishev ka dalë i gjallë nga makina pas shpërthimit, por ka ndërruar jetë në spital disa ditë më vonë.

Ndërkohë kalimtarët nuk kanë pasur lëndime nga shpërthimi i makinës. Siç shihet në pamjet, një burrë që qëndron pak metra larg mjetit është rrëzuar përtokë nga forca e shpërthimit.

Askyar Laishev ka punuar më parë në Shërbimin e Sigurisë së Brendshme të Ukrainës (SBU) përpara se t'i bashkohej Republikës Popullore të Luhanskut të mbështetur nga Moska si kreu i inteligjencës në 2014.

“Ne e përsërisim se tradhtia është e dëmshme për shëndetin tuaj, prandaj çdo tradhtar shpreson më kot se fatkeqësia nuk do ta gjejë atë”, tha Rezistenca Kombëtare e Ukrainës.