Dy anije luftarake amerikane lundrojnë nëpër ngushticën e Tajvanit

Dy anije luftarake amerikane, USS ANTIETAM dhe USS Chancellorsville, kanë kaluar përmes ngushticës së Tajvanit. Këtë e kanë bërë të ditur autoritetet e shteteve të bashkuara.

Kjo është hera e parë që ndodh pas manovrave ushtarake të paprecedenta ka bërë ushtria e Kinës pranë ishillit.

Dërgimi i dy luftanijeve tashmë dëshmon angazhimin e Amerikës për një rajon të indo paqësorit të lirë dhe të hapur, thuhet në një deklaratë për mediat të  marinës

Më tej sqarohet se dy kryqësorët po bëjnë një kalim rutinë. Teksa shtohet se anijet kanë udhëtuar në një korridor të ngushticës që gjendet përtej detit territorial të çdo shteti

 

Në fillim të gushtit ishte ushtria kineze që realizoi manovra ushtarake pranë Tajvanit çka solli edhe kundërshtinë e ndërkombëtarëve.

Pas kësaj ka qenë Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi që zhvilloi një vizitë në Tajvan, veprim që u ndoq më tej edhe nga kongresmenët.

Paralelisht shtetet e bashkuara të Amerikës janë duke zhvilluar edhe një stërvitje me Korenë e Jugut ku janë angazhuar 28 mijë forca.