Përmbytjet në Pakistan, shkon në 1 mijë numri i viktimave, dëmtohen 1 mln banesa
Pakistani po bën thirrje për ndihmë të mëtejshme ndërkombëtare pasi përmbytjet shkaktuan kërdi në të gjithë vendin.
Autoritetet kanë bërë të ditur se janë mbi 1 mijë persona që kanë humbur jetën ose janë mbytur nga vërshimi i lumenjve apo dhe ujit në të gjithë zonën.
Po ashtu bëhet e ditur se Mijëra njerëz që jetojnë pranë lumenjve në veri të Pakistanit u urdhëruan të evakuohen të shtunën.
Shumë lumenj kanë dalë nga shtrati duke shkatërruar shumë ndërtesa ndërsa një hotel i madh u shkatërrua tërësisht prej ujërave të furishëm të një përroi.
Ekspertët shprehen se Musoni vjetor është thelbësor për ujitjen e tokave për të sjellë edhe më shumë prodhime si dhe për rimbushjen e liqeneve dhe digave në të gjithë nënkontinentin indian, por çdo vit sjell edhe një valë shkatërrimi. Madje përllogaritur se këtë vit përmbytjet kanë prekur më shumë se 33 milionë njerëz duke dëmtuar rëndë gati një milionë banesa.
Zyrtarët thonë se përmbytjet e këtij viti janë të krahasueshme me vitin 2010 më e rënda në histori, kur mbi 2,000 njerëz vdiqën dhe gati një e pesta e vendit ishte nën ujë.
Autoriteti Kombëtar për Menaxhimin e Fatkeqësive tha se deri të shtunën mbi 2 milionë hektarë të mbjella me produkte bujqësore janë shkatërruar plotësisht, 3.451 kilometra rrugë janë shkatërruar dhe 149 ura janë shembur.
