Automjeti futet mes turmës së njerëzve, vdesin tre persona, plagosen disa të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Holandë, ku tre persona kanë vdekur dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet përplasi një turmë njerëzish.

Mediat e huaja, bëjnë me dij e se njerëzit po hanin drekë në natyrë, në momentin kur automjeti shkoi dhe i  mori përpara duke lënë tre të vdekur.

Aksidenti ndodhi 30 kilometra në jug të Roterdamit teksa po zhvillohej grumbullimi vjetor i Barbecue. 

 Skena e pakujdesisë u kthye papritur në një triller, ku njerëzit u rrëzuan përtokë, të tjerët qanin pa mundur të kuptonin se çfarë kishte ndodhur dhe ambulancat nxituan drejt vendit të ngjarjes.

Megjithatë, autoritetet holandeze sqaruan se nuk bëhet fjalë për një akt terrorist, por për një incident në të cilin shoferi i kamionit ka humbur kontrollin, raportojnë mediat e huaja. 

Në gjendje shoku, shoferi ka paraqitur sigurimin ndërsa automjeti i përkiste një kompanie transporti spanjolle. 

Automjeti futet mes turmës së njerëzve, vdesin tre persona,