Meksikë/ Gjendet e vdekur gazetarja që ishte zhdukur prej një muaji
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2022, 07:52
Është gjetur i pajetë trupi i gazetares të radios Candida Cristal Vazquez, e cila kishte humbur prej një muaji.
Policia gjeti trupin e gruas të enjten në një kanal në vendpushimin e Paqësorit të Mazatlan, ka njoftuar guvernatori i Sinaloa.
Sipas autoriteteve po priten edhe rezultatet e testeve laboratorike për të konfirmuar identitetin e viktimës, por sipas asaj që raportohet gjithçka tregon se është ajo.
Familja e Vazquez kishte denoncuar zhdukjen e saj tek autoritetet në fund të korrikut. Ndërkohë që prej fillimit të vitit deri më tani janë vrarë 18 gazetarë.


