Sllovakia me avionë të rinj luftarakë F-16
Vendimi i Sllovakisë për të hequr dorë nga përdorimi i avionëve luftarakë mig 29 është shoqëruar me një marrëveshje ushtarake mes Çekisë dhe Polonisë për të mbrojtur hapësirën ajrore të fqinjit të tyre nëse do të ketë sulme armike.
Pakti i firmosur të shtunën në një nga fazat ajrore të Sllovakisë do të jetë në fuqi deri kur Bratislava të marrë avionët e rinj F 16 për të cilët ka rënë dakord me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veprim që parashikohet të kryhet në vitin 2024.
“Avionët luftarakë polakë do të nisen nga baza e stacionuar në territorin polak. Avionët çekë do të ofrojnë po ashtu mbrojtje ajrore nga baza që gjendet në territorin e Republikës Çeke dhe do të kthehen në bazat e tyre të përhershme sapo të përfundojnë misionin”, tha një zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes së Sllovakisë.
Por këto vendime do të kenë edhe ndikim në betejën mes Ukrainës dhe Rusisë. Flota e mig 29 që besohet të ketë një vlerë prej 300 milionë dollarësh mund ti jepet si ndihmë Kievit për ti rezistuar sulmit si dhe për të mbështetur operacionet për çlirimin e rajoneve të pushtuara
Ministri Nad tha muajin e kaluar se Sllovakia mund të shqyrtojë mundësinë që t’ia japë flotën e saj të MiG-29 – avionëve të prodhimit sovjetik, në një këmbim të mundshëm të avionëve të tjerë, teksa Kievi po vazhdon të luftojë pushimin rus.
Qëkur Rusia nisi luftën, Ukraina që nuk është anëtare e NATO-s, u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë që t’i dhurojnë avionë luftarakë për t’u përballur me forcat ajrore ruse.
