Berisha: Rama ka folur me grupe kriminale, përgjimet po dëshifrohen. Taulant Sharra ndërhyri ti hiqet sekuestro pronave të Gentianit

A ka dijeni Sali Berisha për ekzistencën e përgjimeve të kryeministrit Rama me bandat kriminale?

Kryetari i PD-së në konferencën e përjavshme me gazetarët u shpreh I sigurtë se Rama flet me grupe kriminale dhe se këto përgjime po dëshifrohen nga grupe të përbashkëta hetimore të disa vendeve europiane.   

Sali Berisha: Përgjimet janë realitet. Unë kam kërkuar ratifikimin e marrëveshjes me vendet e Beneluksit për ekstradimin. Atë e ka penguar Rama sepse e sigurtë është që telefonatat me atë lloj aparati telefonik që Rama e të tjerë besonin se janë të papërgjueshme, janë gjetur dhe po dëshifrohen me pasion e përgjegjësi nga grupe të përbashkëta të disa vendeve europiane. A është Edi Rama aty? 100%! Ndaj dhe ai po pengon marrëveshjen e ekstradimit.

Madje Berisha shkon më tej duke akuzuar Taulant Ballën se ka ndërhyrë për të hequr sekuestron pronave të Gentian Sharrës.  

Sali Berisha: Për cilat përgjigje bën fjalë Ilir Meta e ka fjalën për këto apo përgjimet e bandës së Elbasanit, ku Taulant Sharra është personazh kryesor… të gjitha masat e marra ndaj Gentian Sharrës, mikut për kokë të Taulant Sharrës janë hequr. Çdo konfiskim është hequr. Është rikthyer shtëpia dhe çdo gjë tjetër, madje Gentian Sharra më thonë se vijon aktivitetin në prokurimet publike që e ka passion. Qytetari digital informon se ka ndërhyrje direkte nga  Taulant Sharra.

Pra të habitesh se Edi Rama është regjistruar me grupe kriminale është shaka. (Qesh) Pa asnjë diskutim që është duke folur. Uroj që të publikohen sa më shpejt.

Gjithashtu Berisha “shkarkoi” Alibeajn: Luçiano Boçi do të jetë kreu i grupit parlamentar të PD-së