Berisha: Jemi me Partinë e Lirisë për t’i dhënë duart Ramës, problemi më i madh pas Enver Hoxhës
Në një dalje për mediet nga selia blu, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se ka një dakordësi me Partinë e Lirisë për t’i dhënë duart Edi Ramës një minutë e më parë.
Ai tha se opozita është bashkë për t’i prerë biletën këtij njeriu i cili është shndërruar në problemin më madhor të shqiptarëve, pas Enver Hoxhës në politikë.
Berisha: Ka një dakordësi me Partinë e Lirisë për t’i dhënë duart Edi Ramës një minutë e më parë. Këtu PD-ja dhe Partia e Lirisë dhe partitë opozitare, shoqëria civile dhe mbrojtësit e kauzave janë bashkë për t’i prerë biletën këtij njeriu i cili është shndërruar në problemin më madhor të shqiptarëve, pas Enver Hoxhës në politikë.
Ky objektiv i tejkalon të gjithë problemet e tjera. Ne do të bashkërendojmë një front të përbashkët për ta shpëtuar Shqipërinë nga Edi Rama. Ai ka afera të paimagjinueshme.
