Shabani: Politikanët debatojnë me njëri-tjetrin, sepse nëse shkon Meta e Berisha në burg, shkon dhe Rama

Politologu Endri Shabani, teksa ka komentuar situatën politike në vend është shprehur se reforma në drejtësi po funksion edhe pse me ngadalësi.

Në një intervistë për RTV Ora , me Kostana Moravën, Shabani u shpreh se nuk ndjen keqardhje nëse do shoh prapa hekurave, Sali Berishën, Edi Ramën dhe Ilir Metën.

Endri Shabani: Reforma në drejtësi, po jep rezultat. Është e ngadaltë por po jep diçka. Pres të arrestohen ministra të tjerë, mundësisht deri te kryeministri sepse dyshoj se këta ministra kanë vjedhur pa lejen e tij. Nuk ndjej keqardhje nëse shoh prapa hekurave, Ramën Berishën e Metën.

Ai shtoi Shqipëria nuk është vend i varfër por një vend i vjedhur sakaq theksoi se të vetmit që duan një Shqipëri  më të zhvilluar janë perëndimorët.

Endri Shabani: Shqipëria nuk është një vend i varfër, por është një vend i vjedhur për 32 vjet. Shqipëria ka për frymë më shumë pasuri natyrore se sa kanë gjermanët për frymë.

Ne jemi më të varfrit në Ballkan pasi pasuria jonë është kanalizuar nga 5-6 duar në një lagje në maje të Kodrës për shkak të disa njerëzve që kanë kapur politikën dhe të tjerëve që kanë kapur biznesin. Kjo ka ndodhur sepse nuk janë ndëshkuar. Të vetmit aktorë që e duan një Shqipëri më të zhvilluar janë perëndimorët.

Shabani tha se perëndimorët kanë investuar në vendin tonë, por paratë e tyre vidhen nga qeveritarët,

Endri Shabani: Perëndimorët kanë 32 vite që investojnë në këtë vend që të ndërtohen institucione dhe kanë 32 vite që shohin se lekët e taksapaguesve shkojnë për të ndërtuar vila të Gjiri i Lalzit.

Teksa është ndalur tek hetimi i SPAK ndaj Ilir Metës, tha se politikanët debatojnë me njëri-tjetrin pasi frikëson se nëse shkon ish-presidenti e Sali Berisha në burg, pas tyre do shkojë dhe Edi Rama.

Endri Shabani: Këta debatojnë me njëri-tjetrin, sepse e dinë shumë mirë se nëse shkon Meta në burg ose Sali Berisha, nesër do shkojë Edi Rama. Këta janë të interesuar që ta mbajnë gjallë tensionin që në fund  të ditës asnjë të mos ndëshkohet.

Përgatiti Anila Kolgjini.