Incineratorët/ Shehaj: Populli do të zbresë në shesh të kërkojë drejtësi, Shqipëria s’mund të mbetet në duart e kriminelëve
Koordinatorja Kombëtare të Luftës Antikorrupsion në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj, në një intervistë për Ora News, teksa ka folur për aferën e incineratorëve tha se nuk cilësojnë fajtorë vetëm kryetarët e bashkive pasi sipas saj në këtë aferë janë përfshirë dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë.
Ajo tha se besojnë te drejtësia ndërsa u shpreh e sigurt se nëse drejtësia nuk vihet nga institucionet do vihet nga qytetarët.
Brisida Shehaj: Ne nuk cilësojmë fajtorë vetëm kryetarët e bashkive, ky është një grup kriminal dhe një grup i strukturuar kriminale. Ky është një krim shtetëror, i bërë nga shteti. Ne kemi besim te drejtësia, unë nuk mund ta humb shpresën te drejtësia, por është e sigurt që më pas populli do të zbresë dhe do kërkojë drejtësisë vetë. Shqipëria nuk mund të mbetet në duart e kriminalëve. Partitë politike, populli do të jetë në shesh për të kërkuar drejtësinë.
Ajo tha se edhe pse paguhen miliona euro incineratori i Elbasanit është jashtë funksionit. E bindur Shehaj tha se SPAK-ut do i çojnë dokumente zyrtare në lidhje me këtë çështje.
Brisida Shehaj: Incineratori e Elbasanit nuk janë në gjendje ta mbajnë sepse ka shumë kosto të lartë. Incineratori është jo funksional.
Vijnë disa individë në vendin tonë, vjedhin e abuzojnë. Në vend që nga Holanda të na vijnë para në Shqipëri për investime, ne çojmë para në Holandë. SPAK këtë duhet të bëjë. Por ne do të presim do vazhdojmë të furnizojmë drejtësinë me dokumente zyrtare.


