Drejtonte mjetin nën efektin e drogës, arrestohet i riu në kryeqytet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2022, 16:12

Goditet një tjetër rast i drejtimit të automjetit nën efektin e lëndëve narkotike nga policia Rrugore e Tiranës.
Në pranga ka rënë shtetasi A. D., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Arrestimi i të riun e çon në 45 numrin e drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.
