Organizatorët nga Pakistani, "shoferët' nga Kruja, bëhen bashkë për të transportuar 9 emigrantë
Katër të rinj, 20 vjeçarë janë arrestuar pasi akuzohen se kishin organizuar dhe do të transportonin kundrejt fitimit, 9 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Dy djemtë nga Kruja u kapën nga polici e Gjirokastrës “në vendin e quajtur "Ura e Lumit", duke transportuar me automjetin tip furgon, 9 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit”
Operacioni policor u kodua "Road Guard 35"
Të arrestura janë -E. T., 22 vjeç dhe S. V., 21 vjeç, të dy banues në Krujë.
Gjithashtu u ndaluan dhe shtetasit M. A., 21 vjeç dhe A. M., 18 vjeç, të dy nga Pakistani “pasi nga veprimet hetimore rezulton se janë organizatorë të veprimtarisë kriminale të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror”
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, të 4 këtyre shtetasve iu gjetën, në automjet dhe në çantën e dorës, si dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin transportoheshin këta shtetas, sasia e lëndës së dyshuar narkotike kanabis, një shumë parash dhe 4 aparate celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit", kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".



