Ndodhi sot në Tiranë/ Dy persona rrihen në mes të rrugës, dhjetëra syresh bëjnë spektatorin (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2022, 17:23
Një rrahje brutale është regjistruar sot në kryeqytet mes dy personave. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës "Xhanfize Keko".
Në pamjet e siguruara nga Ora News një person shihet në tokë që lufon me një tjetër që ëhstë në këmbë dhe e godet.
Gjithçka ka ndodhur në sytë e dhjetëra qytetarëve që bënin spektatorin. E ndërsa njëri prej tyre si duket udhëtonte me makinë, paralizoi edhe trafikun me mjetin e ndaluar në kryqëzim.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende. Vlen të theksohet se komisariati numër 4 është shumë pranë vendit të ngjarjes.

