Pushime “gusht e gunë”, moti i paqëndrueshëm largoi pushuesit nga plazhi i Shëngjinit
Moti i paqëndrueshëm i gjysmës së dytë të gushtit ka larguar pushuesit nga bregdeti i Shëngjinit, duke ndikuar negativisht në ecurinë e sezonit turistik.
Kjo është pamja e Shëngjinit në Lezhë këto ditë të fundit të Gushtit.
Numri i pushuesve në zonën bregdetare ka rënë.
Çadrat e shezlongët e mbyllur janë dëshmi se pushuesit janë më të paktë.
“Ka më pak sepse është një pjesë që ka shkuar në shtëpi.”
Moti i paqëndrueshëm nuk i favorizoi pushimet në gjysmën e dytë të muajit, por jo të gjithë i ndërprenë.
“Do të qëndrojmë sepse kemi ardhur për pushime.”
Ata që zgjodhën të qëndrojnë në Shëngjin, kanë vlerësime pozitive.
“Besoj se janë të kënaqur dhe besoj se do të rri deri në fund.”
Për çmimet e veçori të tjera, Shqiptarët e Kosovës mbeten besnikë të këtij bregdeti.
“Pastërtia është në radhë të parë dhe njerëzit e kulturuar.”
Shëngjini, viti pas viti ka njohur rritje të pushuesve dhe përmirësim të shërbimeve, edhe pse ende ka problematika.
