Aksident në afërsi të Librazhdit, furgoni me targa zvicerane përplaset me dy autovetura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2022, 16:25
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, në afërsi të Librazhdit.
Një furgon me targa zvicerane është përplasur me dy autovetura.
Si pasoje e aksidentit ka dëme materiale dhe të plagosur.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë dhe parakalim i gabuar.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.


