Elbasan/ Horgito Peqini merr përsipër vrasjen e Madrit Ulqinakut, kërkon lirimin e shokut

Horgito Peqini ende nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe akuzohet për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Së bashku me miqtë e tij Klaudjan Sallufi dhe Eiden Dimo, po ashtu të arrestuar, vranë 33 vjecarin Madrit Ulqinaku.

17 vjeçari u shfaq i qetë para gjyqtares Pajtime Fetahu që sot (25 gusht) vendosi ta mbajë në burg deri në fund të hetimit.

Horgito Peqini, për veprat penale që akuzohet, rrezikon 10 deri në 20 vite burg, por për shkak të moshës së mitur, dënimi i përgjysmohet.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Burime thonë se në seancë adoleshenti mori përsipër autorësinë dhe kërkoi lirimin e shokut Klaudjan Sallufi, të cilin e kishte në krah.

Por gjyqtarja vendosi që edhe 33 vjeçari i akuzuar si bashkëpunëtor në krim do të hetohet me masën e arrestit me burg.

Asnjë familjar I Horgito Peqinit dhe Klaudjan Sallufit nuk ishte në sallë gjatë seancës, ndërsa dy të rinjtë u mbrojtën me avokat të caktuar nga shteti.

Krimi për të cilin në burg është edhe 18-vjeçari tjetër Ejden Dino, ndodhi mbrëmjen e 17 gushtit në Elbasan.

Pas një debate për fjalë goje 18 vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend, Madrit Ulqinakun, baba i një fëmijë të mitur.

Horgito Peqini, rezulton se është nipi i Eduart Peqinit, i njohur edhe si “Mandela” i Elbasanit, që vuan dënim me burgim të përjetshëm për shkak të krimeve gjatë vitit 1997.