“Më kritikoni vetëm një ditë”, Veliaj: As në Venezuelë, as në Siri nuk shkruajnë lajme kritike

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj këmbëngul se media nuk duhet të kritikojë problemet në Bashkinë e Tiranës.

Madje duke marrë detyrën e drejtorit të lajmeve të të gjithë medieve, e duke lënë mënjanë mandatin për të cilin është votuar nga qytetarët e Tiranës, ai shprehet se në asnjë vend të botës nuk shahet.

Madje duke e barazuar veten me kombin, ai kërkon që vetën në një ditë të lejohet kritika e katër vite të bëhet reklamë ashtu siç i dërgon lajmet e gatshme për transmetim.

Erion Veliaj: “Më thyhet zemra kur shikoj njerëz, sidomos ata që janë në politikë, që janë media që e kanë kthyer në sport me e sha vendin Shqipërinë, Tiranën. Një sport që nuk prodhon as vota dhe as klikime”

Në vend që ti shikojë mediet si një burim informacioni për të rregulluar atë që nuk shkon, Veliaj ankohet se harxhon shumë kohë me lajmet

Erion Veliaj:  "Secili që punon në biznes e di që ti I pari duhet të flasësh mirë për produktin tënd. Patjetër që do të kemi debate, dhe gjëra mund të bëhen më mirë. Patjetër që do të kemi debate, gjërat mund të bëhen më mirë por jo përditë. Një ditë për debate për votë po 4 vite duhet me punu"

Duke mos përmendur se sa mijëra të rinj ikin çdo ditë nga Shqipëria, Veliaj në transmetimin me regjinë e bashkisë ka mirëpritur 16 shtetas të huaj


Erion Veliaj: "Venezuela po kalon situatë të vështirë, por asksuh nuk e shan. Siria po kalon situatë dramatike por askush nuk e shan kombin e vet. Mund të kenë probleme me një apo dy njerëz, një parti politike, forcë apo rregjim”

Më shumë sesa për imazhin për të cilin kujdeset pa ia kërkuar akush, e madje duke denigruar mediat kritike, qytetarët e Tiranës e kanë votuar Veliajn për zgjidhjen e problemeve të rrugëve me gropa, furnizimin me ujë, shkolla, kopshte dhe çerdhe.

Pikërisht për këto çështje media i kërkon bilancin Veliajt dhe reagimet e tij nervoze, duket se flasin qartë për rezultatin.
Skandale dhe problematika raportojne mediet nderkombetate per qeveritë e pushtetit vendor te tyre sepse është një ndër detyrat e medies.

Nëse kryebashkiaku i Tiranës nuk përton të braktisë detyrat e mandatit që ka marrë nga qytetarët për të shpenzuar kohë me mediat, detyra e këtyre të fundit, është të bëjnë transparencë për pushtetin vendor i cili është kryetemë edhe në mediat e huaja e jo vetëm në Shqipëri.