I mori me anë të mashtrimit 680.000 lekë, procedohet 37-vjeçari nga Lushnja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2022, 12:03
Policia e Lushnjes ka nisur procedimin penal në gjende të lirë për një 37-vjeçar për veprën e mashtrimit.
Ai është kallëzuar nga një person se me anë të mashtrimit i ka marrë shumën e parave prej 680.000 lekësh.
“Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 37 vjeç, banues në Lushnjë, pasi kallëzon shtetasi G. D., se 37-vjeçari, me anë të mashtrimit, i ka marrë shumën prej 680.000 lekësh.” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
