Aksidenti në Dimal/ Zetori ndahet në dysh pas përplasjes me furgonin (Foto)

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin nacional Dimal-Lushnje,në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes.

Një mjet bujqësor i ka prerë rrugën një furgoni, tip Citroen me targa të huaja dhe mjeti bujqësor është ndarë në dysh në mes të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur lehtë drejtuesi i mjetit bujqësor dhe dy fëmijë që ndodheshin në furgon.

Fëmijët janë përplasur në xhamin e përparm të mjetit dhe kanë shembje të lehta. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit,ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Burimet policore bëjnë me dije se pas aksidentit është shoqëtuar në polici drejtuesi i mjetit bujqësor,që rezulton se ishte pa patentë.