Plagosja në Tiranë/ Shkojnë të arrestojnë autorin, i gjejnë në shtëpi doza kokaine dhe shufra metalike si ato të policisë

Policia vijon kërkimet për arrestimin e 49 vjeçarit të akuzuar për plagosjen e fqinjit në rrugën “Tasim Shehu” në Tiranë ndodhur rreth orës 21:50 minuta të mbrëmjes së 23 gushtit 2022.

Ndërkohë që gjatë kontrolit të banesës iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe 2 shufra metalike, si ato të Policisë.

23 vjeçari Renaldo Mejdani ndodhet në spital dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale ndërkohë që policia ka shpallur në kërkiM Albert Ostrenin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. O. (P)., 49 vjeç. Si rezultat i kontrollit në banesën e të kërkuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe 2 shufra metalike, si ato të Policisë. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. O.(P)" informoi sot policia e Tiranes.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE 

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestua shtetasi D. O., 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".