Nën hetim nga SPAK, Meta: Spurdhjaku i partisë i shërben mafies, shtatori po vjen, asgjë nuk e shpëton Ramoviçin

Ka reaguar menjëherë kreu i Partisë së Lirisë, ilir Meta lidhur me hetimin e SPAK kundrejt tij dhe kërkesës së Krajës drejtuar  KQZ për formularin e vetëdeklarimit.

Meta shkruan se "spurdhjaku i partisë" ka vendosur t'i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik me këtë kërkesë.

Meta shton se shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më dhe se Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më. 

Meta: Meqenëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t'i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më! Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!

Hetimi

Prokuroria e posaçme SPAK ka nisur hetimet ndaj ish presidentit Ilir Meta pas kallëzimit penal të bërë ndaj tij nga ish deputeti Halit Valteri i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare kandidoi nën siglën e PS.

Lajmi u bë publik përmes një shkrese të datës 23 gusht 2022 të firmosur nga kreu i SPAK Arben Kraja, drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kryeprokurori i SPAK, shkruan se ka nisur procedimin penal me numër 122 të vitit 2022, dhe më tej thekson se "për nevoja të hetimit të jëtij procedimi penal kërkojmë kopje të formularit të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr 138/ 2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike, të dorëzuar nga ish deputeti i Kuvendit të republikës së Shqipërisë, zv: Ilir Metaj (Meta)

SPAK e bazon këtë kërkesë në ligjin për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen dhe ushtrojnë funksione publike.

Zyra e shtypit e Prokurorisë së Posaçme, sqaroi për median se kërkesa drejtuar KQZ-së është pjesë e hetimeve që po kryhen në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri. 

Nën hetim nga SPAK, Meta: Spurdhjaku i partisë i shërben mafies,