Tiranë, përvetësoi nëpërmjet mashtrimit 5000 euro, prangoset 48-vjeçari i dënuar me 2 vite burg
Finalizohet operacioni policor i koduar "Cheater", i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.
Policia bën me dijen se Aurel Ostreni, 48 vjeç, banues në Tiranë është vënë në pranga pasi përvetësoi nëpërmjet mashtrimit, 5 000 euro.
48-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Cheater”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: Aurel Ostreni, 48 vjeç, banues në Tiranë. 48-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Dyshohet se ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shumën prej 5 000 eurosh nga një shtetas tjetër, me pretendimin se do t'i blinte atij një automjet.” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
