Florian Marku prezanton superduelin dhe e pret rivalin me "Adem Jasharin": Nuk kam frikë nga asgjë!
Florian Marku nuk e ka frikë kundërshtarin dhe premton një natë të madhe për të gjithë të pranishmit të “Air Albania” për sfidën e gjerdanit WBC Silver të peshave super të mesme.
Fillimisht, në prezantimin e gjerdanit të federatës prestigjoze WBC, boksieri kuqezi ndezi sfidën me disa batuta dhe shikim të vendosur përballë meksikanit Parros. Kënga e Adem Jasharit, refeferencat e qarta për heronjtë e shqiptarëve e ndezën edhe më shumë situatën.
Në sallën e konferencave të shtypit të stadiumit në kryeqytet, boksieri kuqezi prezantoi duelin me meksikanin Miguel Parros.
“Asgjë në jetë nuk është fat, është vetëm punë. Me përkushtim dhe sakrificë në fund ia del. Çfarëdolloj brezi dhe ndeshjeje për mua është e njëjtë. Ky brez për mua ka një vlerë shumë të madhe sepse më çon drejt majave të sportit të boksit dhe hap dritaren për ndeshje edhe më të mëdha pas kësaj.

Jam shumë i lumtur që do të ndeshem për titullin e dytë në karrierë pasi të parin e kam fituar 8-9 muaj më parë. Kundërshtarët e mi nuk e dinë se si janë shqiptarët, ata nuk kanë parë shqiptarë. Të enjten në në 25 gusht ai do të shikojë një shqiptar të vërtetë.

Nuk kam fare emocione, mezi prej t’ju shikoj të gjithëve në stadium. Kjo është jeta ime, për këtë gjë jetoj. Kjo është nata ime, nuk kam fare emocione. Kur arrin diku të gjithë të përkrahin. Kur sapo nis derisa të bëhesh pak i njohur nuk ke shumë përkrahje. I uroj suksese Luiza Gegës, na ka bërë të gjithë krenarë.

Unë vij nga kikboksi ku kam zhvilluar mbi 100 ndeshje dhe kam vetëm 3 humbje. Siç është kundërshtari me shumë eksperiencë, jam edhe unë. I premtoj Ramirezit një natë të paharrueshme. Nuk ka për ta harruar kurrë!"

