Sarandë/ Konflikt fizik me sende të forta mes tre personave, dy përfundojnë në spital

Një konflikt fizik me sende të forta, ka ndodhur mbrëmjen e sotme(21 gusht) në Sarandë mes tre personave.

Policia informon se ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, në lagjen nr.4, Sarandë, dhe personat janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Mësohet se shtetasit F. K., 53 vjeç dhe P. A., 26 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me shtetasin S. D., 53 vjeç.

Si pasojë e konfliktit shtetasit F. K, dhe S. D, ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë shtetasi P. A, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.