Mjeti përplaset me zetorin në hyrje të Lushnjes, plagosen 6 persona, mes tyre dy të mitur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (21 Gusht) në Lushnje, ku 6 persona mes tyre dy fëmijë të mitur janë plagosur.

POliciai bën me dije se: Sot, rreth orës 20:30, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në fshatin Pirrë, shtetasi J. K., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin është përplasur me një mjet bujqësor, me drejtues shtetasin I. K., 27 vjeç, banues në fshatin Pirrë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët, shtetasit G. K., 46 vjeçe, Dh. T., 52 vjeçe, M. T., 58 vjeç, dhe dy fëmijë të mitur 12 vjeç dhe 11 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, Ora News, mëson se në gjendje më të rëndë shëndetësore janë shtetasit E.T dhe M.T

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë si pasojë e aksidentit është krijuar trafik në rrugë. Mësohet se kalimi i automjeteve aktualisht po bëhet në rrugët dytësore.

Mjeti përplaset me zetorin në hyrje të Lushnjes, plagosen 6

Mjeti përplaset me zetorin në hyrje të Lushnjes, plagosen 6

Mjeti përplaset me zetorin në hyrje të Lushnjes, plagosen 6

Mjeti përplaset me zetorin në hyrje të Lushnjes, plagosen 6