Të huaj brenda uzinave ushtarake në Gramsh e Poliçan, reagon Rama: Institucionet funksionuan siç duhet!
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas arrestimit të 7 shtetasve të huaj që u kapën brenda uzinave ushtarake në Gramsh e në Poliçan.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Rama teksa u është përgjigjur kritikëve se është cenuar siguria kombëtare në vend, u shpreh se institucionet vepruan siç duhet.
"Me u gjet Kola në punë!" është një shprehje popullore që kaq shumë u shkron mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare, shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane, portale e faqe personale, duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!”-shkruan Edi Rama.
Dy incidente janë regjistruar brenda pak orësh në uzinat e përpunimit të armëve në Gramsh dhe në Poliçan. Mbrëmjen e kaluar (20 Gusht 2022) tre shtetas të huaj, dy rusë dhe një ukrainas tentuan të futen në uzinën e Gramshit. Pasi u pikasën, njëri prej tyre sulmoi dy ushtarët shqiptarë, duke i lënë të lënduar. Ndërkohë të tre janë arrestuar dhe Prokuroria e Antiterrori kanë nisur hetimet.
Sakaq, ditën e sotme në policia ndaloi katër çekë, pasi u konstatuan duke fotografuar në uzinën e Poliçani
