Incidenti në uzinën në Gramsh/ Identifikohen dy ushtarët e sulmuar me spraj paralizues nga 24 vjeçari rus

Aldi Bici është një nga ushtarakët e lënduar nga njëri prej rusëve në incidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme (20 gusht 2022) në uzinën ushtarake të Gramshit.

Ndersa ushtari tjeter i plagosur eshte Ardian Xhaka

Ata kane marrë dëmtime në sy, por aktualisht gjendja e tij shëndetësore është stabël.

Së bashku me kolegun e tij aktualisht ndodhen te QSUT, ku po marrin ndihmën mjekësore.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se dy ushtarakët e lënduar në Uzinën e Gramshit janë në gjendje të stabilizuar në Pavionin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ekipet e specializuara të Toksikologjisë, Djegie-Plastikës dhe ORL kanë kryer konsultat dhe ekzaminimet e plota për dy ushtarakët e ekspozuar ndaj gazit irritues, të cilët po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje të qëndrueshme, pa probleme akute të helmimit."

Sipas burimeve që i referohet gazetari i Ora News, Elton Qyno, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës në 18:30, (20 Gusht) në hyrjen kryesore të uzinës ushtarake në Gramsh, ndërkohë Ministrja e Mbrojtjes nuk ka dhënë kohën kur ka ndodhur

Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët shqiptarë  të cilët janë spërkatur me spray paralizues.

Ata aktualisht ndodhen te QSUT, ndërsa shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet. Sakaq Prokuroria e Antiterrori kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.