“Benzi” del nga rruga e përfundon në kanal, 4 të plagosur në Shëngjin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2022, 21:18
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (20 gusht) në Shëngjin, në afërsi të vendit të quajtur "Rrethrrotullimi M+".
Policia informon se shtetasja M.P., duke drejtuar automjetin e saj tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe rënë në kanalin anësor të rrugës.
Për pasojë, janë lënduar vetë drejtuesja e mjetit dhe 3 pasagjerët në mjet, të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë për ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

