Shkodër/ Merr flakë bujtina në Theth (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2022, 17:53
Digjet nga flakët e zjarrit një bujtinë në fshatin Theth.
Në videon e siguruar për Ora News, shihet se zjarri ka shkrumbuar katin e tretë të saj. Bujtina e cila u përfshirë nga flakët pasditen e sotme (20 gusht) është në pronësi të familjes Guri.
Sipas pamjeve, në derën e bujtinës shihet një burrë me një kove uji në dorë që bën përpjekje për të ndaluar zjarrin.
Ndërkohë vetëm pak minuta më vonë në vend ngjarje ka mbërritur shërbimi i zjarrfikëses, që ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Si pasojë e flakëve e gjithë çatia është shkrumbëruar, sakaq nuk raportohet për të lënduar.


