Vrasja pas sherrit për parkimin në Sarandë, dy vëllezërit me lot në sy kërkojnë ndjesë. Krimin e merr përsipër i vogli

Gjykata e Sarandës la në burg pa afat dy të rinjtë e arrestuar për vrasjen e 41-vjeçarit Klodian Bakiaj pas sherrit për një vend parkimi në këtë qytet. Avokati pranoi në gjykatë se autor i ngjarjes është 18-vjeçarit Xhoi Tarja duke përjashtuar nga përgjegjësia vëllanë tjetër. Sipas tij, i riu sulmoi me thikë pasi viktima e kishte rrahur me grushte.

Gjykata e Sarandës la në arrest me burg pa afat dy personat e arrestuar për vrasjen e 41-vjeçarit Klodian Bakiaj, pas konfliktit për një vend parkimi.

Prokurorja Alba Dhima kërkoi mbajtjen ne qeli deri në fund të hetimeve për 18 vjeçarin Xhoi Tarja dhe 24 vjeçarin Xhanelo Tarja. Pasi analizoi provat në dosje gjyqtari Alban Veçani aprovoi kërkesën e prokurorisë duke i lënë në qeli dy të rinjtë.

Dy vëllezërit Tarja u ndaluan nga policia si autorë të ngjarjes së rëndë që tronditi Sarandën ku pas konfliktit për një vend  parkimi ku gjeti vdekjen i goditur me thikë 41 vjeçari Klodian Klodian Bakiaj nga Tepelena. Prokurorja është shprehur ë gjykatë se mbi të dy vëllezërit Tarja është ngritur akuza  “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”.

Gjatë seancës për masën e sigurisë të zhvilluar të shtunën, dy të rinjtë kanë kërkuar ndjesë për çfarë ka ndodhur. Ndërkohë avokati Edison Ademi, është shprehur se autori i ngjarjes ka qenë 18 vjeçari Xhoi Tarja. Mbrojtësi ligjor është shprehur se pas goditjeve me grushte që viktima Klodian Bakiaj ka kryer ndaj 18 vjeçarit ky u fundit u largua për momentin për t’u rikthyer përsëri ku grindja vazhdonte me vëllanë tjetër Xhanelo Tarja. Xhoi ka goditur me thikë një herë të vetme 41 vjeçarin Klodian Bakiaj, i cili ka humbur jetën. Gjykata vendosi masën e arrestit me burg me afat një mujor për të ndaluarin tjetër Genci Ahmeti, administrator i hotelit ku punonin dy të rinjtë.

Ai akuzohet se ka kryer “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pasi policia pretendon se nuk ka ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes.

Vrasja pas sherrit për parkimin në Sarandë, dy
Vendi i ngjarjes dhe 24 vjeçari Xhanelo Tarja