Bodrumet me fekale/ Vetëm dy ditë pas denoncimit të rastit nga banorët UKT ndërhynë në zonë, largon ujin
Banorët e rrugës “Stefanaq Pollo” në kryeqytet kanë marrë një zgjidhje të vonuar dhe gjysmake, pasi bodrumet e pallateve të tyre janë përmbytur nga ujrat e zeza e fekalet, si pasojë e çarjes së tubacioneve të kanalizimeve.
Respektivisht banorët e pallateve 575 , në zonën e njohur si “Vorri i Bomit” kërkuan ndërhyrje urgjente për shkak të ndotjes shumë të lartë.
Por pavarësisht se ky problem ka qenë shqetësues për ta prej kohësh, grupet e UKT-së zbritën në terren vetëm pas publikimit në media të rastit, duke pastruar kanalizimet e duke hedhur klor mbi to.
E teksa nga një pallatet uji i ndotur është larguar nga bodrumet, situata nuk është e njëjtë në pallatin e 575/ 2.
Tashmë banorëve, u mbeten vetëm të shpresojnë që UKT të vijojë punën për të larguar jo vetëm ujin e ndotur me fekale, por edhe mbetjet e tjera të derdhura nga kanalizimet, që jo vetëm i bëjnë banesat e tyre të pajetueshme për shkak të erës së rëndë por janë edhe burime infeksionesh.
