Detaje nga incidenti te Uzina Ushtarake në Gramsh, si nisi konflikti mes rusit e ushtarëve shqiptarë

Detaje të reja janë zbuluar nga incidenti në Uzinën Ushtarake në Gramsh ndodhur pasditen e 20 gushtit 2022, ku dy ushtarë shqiptarë u sulmuan me spray paralizues nga tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase.  

Sipas burimeve për Ora News, njëri prej tyre ka hyrë brenda uzinës dhe në këtë moment e kanë pikasur ushtarakët.

Në këtë moment mes tyre ka pasur një konfrontim fizik.

Pasi janë përplasur fizikisht, rusi ka spërkatur me spray neuroparalizues ushtarët shqiptarë duke i lënë me lëndime në fytyrë.

Dy ushtarët gjithsesi kanë arritur ta neutralizojnë shtetasin rus si dhe kanë njoftuar policinë e shtetit se jashtë rrethimit të Uzinës ishin dy shtetas që e shoqëronin. Policia ka ndaluar një shtetase ruse dhe një ukrainas si dhe ka bllokuar makinën e tyre Chevrole me targa AX 6200 IP. 

Ndërkohë ushtarët janë nisur menjëherë për te spitali i Gramshit e më pas janë transportuar te QSUT në Tiranë.

Dy nga 3 shtetasit e ndaluar jane: Svetlana Timofoeva 33 vjec dhe Mikhail Zorin 24 vjec. te dy shtetas ruse. I ndaluar dhe F.A, 25 vjeç ukrainas. 

Ushtaret shqiptare te plagosur jane Ardian Xhaka Aldi Bici.