Mbetën të plagosur dy ushtarë nga rusët, Çfarë përpunohet në Uzinën Ushtarake në Gramsh?
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (20 gusht 2022) në Uzinën Ushtarake në Gramsh.
Një 24 vjeçar me pasaportë ruse ka sulmuar me spraj neuroparalizues dy ushtarët tanë që ishin roje të uzinës.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se ushtarët ndodhen QSUT, në repartin e djegie Plastikës në Tiranë, ndërsa 2 rusë (Një burrë dhe një grua) dhe një shtetas ukrainas u arrestuan.
Po çfarë është uzina ushtarake në Gramsh
Uzina Mekanike Gramsh është një ndërmarrje shtetërore, e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura Shqiptare për armë këmbësorie. Kombinati ndodhet në fshatin Çekinë në Komunën Pishaj, 4 km pranë qytetit të Gramshit. Uzina Mekanike Gramsh, u ndërtua dhe filloi aktivitetin e saj në vitet 60–të.
Projekti i punës ka filluar në vitin 1962 ndërsa prodhimi me liçensë kineze filloi në vitin 1962 me pushkë të tipit “Simonov” me kalibër 7.62 mm.
Në vitin 1974 u instalua prodhimi i automatikut AK-47. UM GRAMSH siguron shërbime prodhuese për industrinë e mbrojtjes me makineritë e saj të precizionit të lartë, riparime, trajtime në të nxehtë si edhe emalimin e sipërfaqeve. Sistemi i cilësisë së ndërmarrjes është i certifikuar me GOST.
Momentalisht UM Gramsh po vazhdon me projektin e demontimit të armatimeve të tepërta, dhe riparime të armëve ekzistuese por në të ardhmen po mendohet që të rinovohet linja e prodhimit dhe të nisë prodhimi i armëve të këmbësorisë për të cilat UMG ka liçensë.
Kjo uzinë në Maj të 2014 u inspektua nga Mimi Kodheli atëherë ministre e Mbrojtjes.

