Incidenti në Uzinën Ushtarake të Gramshit, rusët u prezantuan si turistë, policia u gjen harta, dronë e fotografi të uzinës

Ora News zbulon detaje të reja për për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme (20 Gusht) në Uzinën Ushtarake në Gramsh, ku dy ushtarë shqiptarë, u sulmuan me spraj neuroparalizues nga një shtetas rus.

Gazetari Edison Vatnikaj, bën me dije se shtetasit rusë janë futur në uzinë duke u prezantuar si turistë, por që nuk kanë rezultuar të tillë.

Sipas asaj që raportohet, rusëve u janë gjetur harta, dronë e fotografi të ambienteve të uzinës. Dyshohet se shtetasit merreshin me spiunazh, ndërsa prokuroria e antiterrori kanë nisur hetimet.

Si ndodhi ngjarja

Sipas burimeve për Ora News, njëri prej tyre ka hyrë brenda uzinës dhe në këtë moment e kanë pikasur ushtarakët.

Në këtë moment mes tyre ka pasur një konfrontim fizik.

Pasi janë përplasur fizikisht, rusi ka spërkatur me spray neuroparalizues ushtarët shqiptarë duke i lënë me lëndime në fytyrë.

Dy ushtarët gjithsesi kanë arritur ta neutralizojnë shtetasin rus si dhe kanë njoftuar policinë e shtetit se jashtë rrethimit të Uzinës ishin dy shtetas që e shoqëronin. Policia ka ndaluar një shtetase ruse dhe një ukrainas si dhe ka bllokuar makinën e tyre Chevrole me targa AX 6200 IP. 

Ndërkohë ushtarët janë nisur menjëherë për te spitali i Gramshit e më pas janë transportuar te QSUT në Tiranë.

Dy nga 3 shtetasit e ndaluar jane: Svetlana Timofoeva 33 vjec dhe Mikhail Zorin 24 vjec. te dy shtetas ruse. I ndaluar dhe F.A, 25 vjeç ukrainas. 

Ushtaret shqiptare te plagosur jane Ardian Xhaka Aldi Bici.