Dy ushtarët shqiptarë në spital, u sulmuan me spraj neuroparalizues tek Uzina Ushtarake e Gramshit

Dy ushtarët shqiptarë në spital, u sulmuan me spraj
Ushtarët shqiptarë të sulmuar me spray nga disa rusë në Gramsh

Ora News sjell foto të ushtarëve shqiptarë të cilët pasditen e 20 gushtit 2022 u sulmuan me spraj neuroparalizues nga një shtetas rus i cili kishte hyrë në territorin e Uzinës Ushtarake të Gramshit dhe do të fotografonte.

Fillimisht ministria e Mbrojtjes tha se kishin qenë tre shtetas, 2 rusë e një ukrainas të cilët tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj kanë lënduar dy ushtarakët tanë. 

Por më pas në orët e vona të mbrëmjes së sotme (20 gusht) përmes një njoftimi të dytë kjo ministri sqaroi se një shtetas rus 24 vjeçar kishte hyrë në territorin e Uzinës dhe ka dashur të bëjë fotografi ndërsa shtetasja ruse dhe ukrainasi që ishin shoqëruesit i prisnin jashtë.

Sulmi

Pavarësisht thirrjes së rojes dhe përgjegjësit të ruajtjes së Uzinës, personi i identifikuar si Mikhail Zorin 24 vjeç  ka tentuar të largohet, por dy rojet ushtarake e kanë ndaluar. Në këtë moment personi është kundërpërgjigjur duke përdoruar spray neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij" informoi ministria e Mbrojtjes në një njoftim të dytë të shpërndarë rreth orës 23:00 të mbrëmjes së sotme.

Ndërkohë jashtë rrethimit të Uzinës u vërenjt një grua dhe një djalë që e shoqëronin këtë shtetas. Ndaj personeli i Policisë Ushtarake ka njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, e cila ka bërë ndalimin edhe të dy personave të tjerë jo shumë larg nga uzina.

Shërbimet e Policisë  bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25  vjec, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë dy ushtarët shqiptarë u sollën në Tiranë pasi patën paralizë në fytyrë dhe probleme me shikimin.

Në orët e vona të mbrëmjes u mësua se gjëndja e tyre shëndetësore u përmirësua. 

Kryeministri Edi Rama tha se incidenti ishte delikat dhe se  rojet ushtarake neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh.

Ushtaret shqiptare te plagosur jane Ardian Xhaka Aldi Bici. 

(Shenim: Lajmi fillimisht u publikua ne oren 21:54 (20 gusht 2022) dhe u përditësua me informacionet zyrtare të mbërritura ne ora 01:16 e 21 gushtit 2022