Sekuestrohet hotel “Princ” në Golem/ Prona i përkiste Fadil Sylës, i deportuar në Kosovë

Me kërkesë të prokurorisë Gjykata e Kukësit ka sekuestruar një hotel në Golem, pronë e një shtetasi kosovar i deportuar nga Shqipëria me kërkesë të autoriteteve kosovare.

Bëhet fjalë për shtetasin Fadil Syla, i cili prej vitesh jetonte në Shqipëri dhe kishte investuar duke ndërtuar  hotelin Princ në  Golem të Kavajës.

Ky objekt është venë në sekuestro nga autoritete shqiptare, të cilat paralelisht po e hetojnë Sylën për veprën penale të pastrimit të parave.

Ne vendimin e gjykatës thuhet se Kukësit thuhet se objekti i sekuestruar ka një sipërfaqe 500 metra katrore dhe është me 6 kate.

Vendimi është marrë me 29 korrik të këtij viti ndërsa objekti i ka kaluar për Administrim Drejtorisë së pastrimit të parave,  e cila ka caktuar edhe një administrator për të menaxhuar objektin derisa gjykata të dilte me në një vendim përfundimtar nëse do të konfiskohet për ti kaluar në favor shtetit.