Përplasen dy makina në Fushë-Milot, lëndohet një grua e dy fëmijët të mitur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2022, 21:13
Një aksident ka ndodhur në Fushë Milot, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Rrugës Kombit", ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë janë lënduar një grua e dy fëmijë të mitur.
Policia bën me dije se: shtetasit M.V. dhe G.M., duke drejtuar automjetet e tyre, janë përfshirë në një aksident automobilistik ku janë përplasur dy mjetet me njëra tjetrën.
Për pasojë, janë lënduar pasagjerët e mjetit të drejtuar nga M.V., shtetasja A.V. me dy fëmijë të mitur, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

