Berat, 20 vjeçari përplas me makinë të moshuarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2022, 15:38
Një 70 vjeçar mbeti viktimë e një aksidenti rrugor në Berat.
Agron Toska po udhëtonte me bicikletë kur u përplas nga makina e drejtuar nga 20 vjeçari Arlind Muçogllava, i cili u ndalua nga policia.
Të paktën 95 persona kanë humbur jetën dhe 971 të tjerë mbetën të plagosur në 7 muajt e parë të vitit në rrugët e vendit.
Gjashtë viktima u shënuan përgjatë korrikut.