Plas sherri në lokal në Ndroq, 1 person përfundon në spital. Vëllezërit zihen me njëri tjetrin, gratë i shkatërrojnë shtëpinë

Policia e Tiranës njoftoi për këto tre incidente në kryeqytet.

Sherr në ambietet e një lokali në Ndroq. Policia informon se shtetasi F. M., gjatë një konflikti, dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin P. T., i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja është shënuar paraditen e sotme 20 gusht 2022.

 Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë dy vëllezër kanë përfunduar në polici pasi u përleshën me njëri tjetrin për motive të dobëta.

Në një rast tjetër dy gra, 37 dhe 40 vjeçe kanë bërë vetëgjyqësi duke hyrë në banesën e një 41 vjeçari dhe i knë dëmtuar orenditë shtëpiake dhe më pas, gjatë shoqërimit, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.