Kërkohet muze për Çun Mulën

Trashëgimtarët e Bajraktarit të Hotit, Çun Mula kërkojnë që kulla gati 3 shekullore në Malësi të Madhe që po rrezikon shembjen të restaurohet dhe të kthehet në muze. Në kushtet e mungesës së mbështetjes së institucioneve të kulturës, ata kërkojnë ndihmën e donatorëve private

Kjo është Kulla e Bajraktarit të Hotit, ose siç njihet ndryshe kulla e Çun Mulës në Malësi të Madhe!

U ka mbijetuar 3 shekujve, por për shkak  mungesës së ndërhyrjeve në 30 vitet e fundit po rrezikon të shembet!

Trashëgimtarët e Çun Mulës kërkojnë restaurimin dhe kthimin në muze.

"“Ta rindërtojmë kullën e Çunit dhe  të ja dorëzojmë  në shërbim institucioneve qeveritare që ta vënë në shërbim të qytetarëve për nevojat e kultivimit të vlerave, qytetërimit, arsimimit dhe kulturës”

Në kushtet kur shteti e ka harruar këtë monument, kanë nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve nga donatorë privatë. 

"“Tjetër rrugëdalje nuk kemi” 

Akademikët Stefan Çapaliku dhe Ardian Marashi apeluan që shteti ti bashkohet nismës.

“Kemi një histori fatkeqe në përgjithësi me kulturën.”

“Për fat kjo kullë ende nuk është rrëzuar dhe burrnia jonë, burrnia e malësorëve është që këtë kullë me mbajt në këmbë”

Mark Gjoke Ulaj, me banim ne shtetet e bashkuara te Amerikes, është donator i parë. 

"Edhe kjo bie mirë për malësi e krejt popullin shqiptar."

Kulla rreth 300 vjeçare e Bajraktarit te Hotit ka percjelle 8 breza, ajo ka dimensione historike jo vetëm për Malësine e Madhe.