Edhe 2 vëllezër në pranga për "punishten" e kanabisit në Shkodër

Policia e Shkodrës njoftoi se ka finalizuar fazën e dytë të operacionit të koduar “Vallas”  duke e çuar në 8 numrin e të arrestuarve për kultivimin e 246 kilogramëve kanabis

Në pranga ranë dy vëllezërit Samet Dahati, 34 vjeç dhe Izmir Dahati, 26 vjeç  banues në fshatin Oblikë, Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me 12 shtetas të tjerë (6 prej tyre të arrestuar, 6 të tjerë ende në kërkim) kryenin në fshatin Vallas, Shkodër, veprimtarinë e kundërligjshme të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit në banesën e njërit prej bashkëpunëtorëve të shtetasve të ndaluar S. D. dhe I. D., (shtetasit të arrestuar A. T.), në kuadër të operacionit policor të koduar “Vallas”, të zhvilluar më 20 qershor 2022, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 246 kilogramë lëndë narkotike kanabis, informoi sot policia e Shkodrës

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Vijon puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Vallas”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Personat e arrestuar në operacionin e koduar "Vallas" që u ndërmor më 20 qershor 2022 janë

Ardjan Tahiri 28 vjeç banues në fshatin Oblikë, Shkodër

Besmir Rexhepi, 26 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër

Hekuran Myrtja, 51 vjeç, banues në Vallas, Shkodër

Liljana Çopani 34 vjeçe, banuese në Milot, Lezhë

Arben Uruçi, 48 vjeç, banues në Velinaj, Shkodër

Danjela Hasani 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase u arrestua brenda disa orësh nga organizimi i operacionit policor “Vallas”, si rezultat i bashkëpunimit të mirëkoordinuar me strukturat e DVP Tiranë.