“Përshëndetje” e veçantë nga Kukësi për ndeshjen e fundit të Seferit në Superiore (VIDEO)

Kukësi e përshëndet me një shishe kokës golashënuesin më të mirë të sezonit të kaluar, Taulant Seferin.

Në ndeshjen e parë sezonale që është edhe e fundit për bomberin bardhebu, në minutën e 90 një shishe e lëshuar nga shkallët e arenës kuksiane shënjestroi sulmuesin e Kombëtares që largohet nga Shqipëria me këtë kujtim të veçantë.

Shikoni momentin kur Seferi evitoi më të keqen duke ia hedhur paq në fund të ndeshjes Kukësi-Tirana.