“Nëse sillesh mirë dhe nuk i tregon askujt, mund të vish sërish në shtëpinë time”

Për t’u mbrojtur nga akuzat që kanë ngritur 7 gra për dhunë dhe përdhunim në adresë të tij, mbrojtësi francez i Manchester City, Benjamin Mendy që u ble në vitin 2017 për rreth 50 milionë pound nga Monaco, ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me akuzat por dëshmitë e ditëve të fundit janë shokuese.

Ai ka theksuar shpesh herë se nuk ka detyruar askënd të vizitojë shtëpinë e tij dhe aq më pak t’i ketë mbyllur në dhomë ato që sot pretendojnë se janë viktima.  Një nga dëshmitë e femrave që pretendojnë se janë dhunuar nga lojtari, deklaroi:

“Më futi në një dhomë të shtëpisë së tij ku më mori dhe celularin. Unë i thashë se nuk isha e interesuar të kryeja marrëdhënie seksuale me të. Më kërkoi të zhvishesha lakuriq dhe pasi nuk e bëra një gjë të tillë, më dhunoi dhe më tha se nuk kishte aspak turp që e bënte një gjë të tillë sepse kishte shkuar me 10 mijë femra dhe e dinte se çfarë bënte. Pasi mbaroi punë me mua më tha se mund të shkoja kur të doja në shtëpinë e tij me kushtin që të mos fliste me njerëzit për atë që ndodhi. Ai e cilësonte një privilegj”.