Përballja e vitit, gjithçka është gati për superduelin Usyk-Joshua

Përballja e vitit, gjithçka është gati për

Dueli Joshua-Usyk po troket. Dy boksierët që do të duelojnë nesër në Arabinë Saudite për 4 nga 5 titujt më prestigjozë të boksit profesionist. 32-vjeçari britanik kërkon revanshin ndaj 35-vjeçarit ukrainas i cili vetëm pak muaj më parë u mobilizua me ushtrinë ukrainase për mbrojtjen e Kievit pas nisjes së luftës.

“Dua të flas hapur, të gjitha këto rituale nuk më interesojnë, unë mendoj vetëm për ndeshjen e vërtetë që do të zhvillohet në ring. Jam 100 % gati për t’i bërë ballë një sfide me 12 raunde”, deklaroi Joshua, sfidanti që kërkon të rikthejë 4 brezat e artë të peshave super të rënda.

Përballja e vitit, gjithçka është gati për

Shtatorin e vitit të kaluar në stadiumin e Tottenhamit, Usyk mposhti me pikë rivalin britanik duke i rrëmbyer gjerdanët WBA, WBO, IBF dhe IBO ndërsa është sërish favorit për të triumfuar në përballjen e dytë.

Përballja e vitit, gjithçka është gati për

35-vjeçari ukrainas që vetëm pak muaj më parë ishte një nga shumë ushtarët rezervistë të kthyer në atdhe për mbrojtjen e Kievit nga ushtria ruse, u zhvendos në vendin e Lindjes së Mesme në sekret të plotë dhe ashtu si Joshua gjatë muajve të fundit është stërvitur me metoda ekstreme.  Ky cilësohet si dueli më i zjarrtë i vitit 2022.