Kylian Mbappé, i vetëm në shtëpi…
Kur Kylian Mbappé rinovoi kontratën me PSG, përveç milionave vendosi edhe disa kushte aspak normale për një skuadër që kërkon të fitojë trofe edhe në Europë. Sipas asaj që raporton “TNT Brasil”, sulmuesi francez dëshironte që ylli të ishte ai por kjo bëhet e vështirë kur përreth ke lojtarë si Neymar apo Messi.
Dhe vijnë pikërisht nga Brazili i Neymar zërat për konfliktin mes Mbappe dhe klubit, madje deri në përçmimin që sulmuesi ka shprehur ndaj drejtuesve. Tensionet nisën në rastin e penalltisë së dytë kundër Montpellier ku Neymar ia rrëmbeu francezit duke e ekzekutuar vetë pasi Mbappe kishte gabuar të parën.
Por komoditetet më të mëdha në skuadër do të thonë edhe përgjegjësi që Mbappe nuk po i shfaq dhe sot është një lojtar i izoluar në dhomën e zhveshjes pikërisht për shkak të trajtimit të privilegjuar që klubi i ka bërë.
Mbappe ka fajësuar mbi të gjithë drejtorin sportiv, Luis Campos, i cili nuk arriti ta shiste brazilianin që sot po bën hije mbi figurën e 23-vjeçarit dhe për më tepër po luan futboll shumë cilësor në këto javë të para.
